Mandati i ‘Vettingut’/ Demokratët largohen nga mbledhja e, qëndron vetëm deputetja e LSI

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mandati i ‘Vettingut’/ Demokratët largohen nga mbledhja e, qëndron vetëm deputetja e LSI

Mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit ku do të diskutohet propozimi i PS për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut, nisi me mosdakordësi mes palëve.

I pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj i cili theksoi se kjo mbledhje duhet të shtyhet. Sipas tij, mbledhja duhet të shtyhet pasi kjo çështje duhet të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se mbledhja duhej të mbahej më 3 nëntor.

Nga ana tjetër, deputetja e PS-së Klotilda Bushka tha se mazhoranca propozon që nismat të propozohen veç e veç dhe jo të gjitha së bashku pasi zgjatja e afateve të vettingut nuk pret pasi KPK ka mandat deri në qershorin e ardhshëm.

Pas shumë diskutimesh dhe mosdakordësish, opozita ka braktisur mbledhjen. E vetmja që nuk iku nga salla, ishte deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy