Dëbimi i kriminelëve shqiptarë/ Mediat e huaja shkruajnë për marrëveshjen mes Patel dhe Çuçit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëbimi i kriminelëve shqiptarë/ Mediat e huaja shkruajnë për marrëveshjen mes Patel dhe Çuçit

Për nënshkrimin e marrëveshjes mbi luftimin e emigracionit të paligjshëm që u nënshkrua mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe homologes së tij, Priti Patel, kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.

 

Në këtë marrëveshje, theksohet nevoja për thellimin e hetimeve të përbashkëta përmes shkëmbimit intensiv të informacionit, për grupe kriminale që operojnë në dy vendet, apo elementë që përpiqen t’i fshihen drejtësisë.

 

Advertisement

Kriminelët si dhe shtetasit nga Shqipëria që nuk arrijnë të marrin azil, do të përballen me një kthim më të shpejtë në vendin e tyre, përmes arritjes së kësaj marrëveshjeje, shkruan “Daily Mail”.

 

Marrëveshja e re vjen pas numrit të lartë të shtetasve të huaj të burgosur në Angli dhe Uells. Një në tetë të burgosur janë tani shtetas jobritanikë.

 

Advertisement

Zonjusha Patel tha: ‘Unë jam e vendosur për të rregulluar sistemin tonë të imigracionit, për të ndaluar hyrjen e paligjshme dhe për të dëbuar ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy