Dëbora zbardh zonat malore, nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëbora zbardh zonat malore, nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve

Zonat malore të vendit janë mbuluar nga dëbora, ndonëse jemi në mes të pranverës.

Pamjet që shihni vijnë nga Boga dhe zona e thethit. Në rrugë ka pasur prezencë të madhe dëbore, ndërsa një borëpastruse po punon per mbajtjen hapur te ketij segmenti.

Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore. Njëjtë si në këtë aks është situata edhe në disa zona të tjera malore, si Kukës-Shishtavec apo Tamarë-Vermosh.

Advertisement

Reshjet e dëborës kanë perfshire gjithë bashkine e Dibrës. Megjithëse nuk ka probleme në bllokimin e rrugëve, banorët e fshatrave ku ka rënë dëbora i druhen dëmeve në bujqësi, sidomos në frutikulturë.

“Kjo dorë detyrimisht i prish, prodhimin e con zero. I gjithë mundi dhe shërbimi që i kemi bërë deri tani shkojnë zero” , tha një banor.

Po ashtu edhe në Pukë banorët janë zgjuar sot të rrethuar nga bora. Reshjet e nisura në orët e para të mëngjesite kanë çuar deri në 25 centimetër trashësinë e bores në qytet.

Advertisement

Reshje dëbore ka patur edhe ne zonat malore ne juglindje te vendit ndërsa temperatuart janë ulur ndjeshëm. efekt

Fundjava në pjesën tjetër të vendit karakterizohet nga reshje shiu dhe temperatura të ulëta. Në Vlorë reshjet e shiut të rënë me intensitet të lartë kanë përmbytur disa nga rrugët e qytetit bregdetar. Disa zona të qytetit, si lagjia “Skelë”, “Rilindja” dhe “28 nëntori” kanë prezencë të lartë uji në rrugë, duke bërë që qarkullimi i automjeteve të kryhet me vështirësi./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy