Deklaratat e Braverman/ Rama flet për “BBC”: Të turpshme për politikën britanike, komuniteti jonë po veçohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklaratat e Braverman/ Rama flet për “BBC”: Të turpshme për politikën britanike, komuniteti jonë po veçohet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku pritet të takojë homologun e tij Rishi Sunak.

 

Gjatë një interviste për programin “Today” të “BBC Radio 4”, kryeministri i ka komentuar deklaratat e sekretares Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, duke i quajtur të turpshme për politikën britanike.

 

Advertisement

Rama nënvizoi se është thelbësore që marrëdhëniet mes dy vendeve të mos përcaktohen nga disa “mollë të kalbura”.

Fatkeqësisht ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë të veçohen në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike,” është shprehur Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy