Turizmi në Shqipëri, “uri” për punëtorë, Jahaj: Këtë vit situata akoma më dramatike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turizmi në Shqipëri, “uri” për punëtorë, Jahaj: Këtë vit situata akoma më dramatike

Afrimi i sezonit të ri turistik të verës, shifrat në rritje të turisteve dhe vizitorëve te huaj e jo vetëm, kane ngritur një alarm në sektorin e turizmit në Shqipëri.

A do te jenë në gjendje Shqipëria, strukturat e akomodimit, hotelet, bujtinat, restorante, që të perballojnë flukset në rritje?

Një ndër pikat e “nxehta” te turizmit veror është Saranda, qytet pooullsia e të cilit pothuajse dhjetëfishohet në verë.

Lidhur me këtë çështje foli sot përmes një lidhjeje direkte me Skype në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Enri Jahaj, kryetar i shoqatës së bareve dhe restoranteve në Sarandë.

Advertisement

Në intervistën e tij për gazetarin Aleksandër Furxhi, Enri  Jahaj, tha se këtë vit situata në sektorin e turizmit është më dramatike në krahasim me vitin e kaluar.

Ai tha se ka mungesë të theksuar të punonjësve, ndërsa bëri me dije se bizneset do i çojnë pagat njësoj si rajoni në mënyrë për të mbajtur punëtorët në Shqipëri. Por sipas tij edhe kjo taktikë duket se nuk do të ketë rezultate.

Jahaj zbuloi ndër të tjera se sa variojnë pagat për pastrueset, kamarierët dhe shefat e kuzhinës.

Enri Jahaj: Situata paraqitetet shumë hetë më e rëndë se sa viti që kaloi, ne vazhdojmë të kemi kërkesa shumë të larta për çdo lloj kategori punëtori, si ata të arsimuar apo ata që kanë një përvojë punë, si ata që nuk kanë eksperienca pune. Sivjet situata është akoma më dramatike, për mua sivjet nuk do të ketë një zgjedhje, pasi punonjësit e huaj nuk kanë dhënë zgjedhje deri më sot. Ky sektor momentalisht për nivelin e pastrueses ka rrogat që ofrohen nga 600 euro e sipër mund të shkojnë deri në 1 mijë euro. Për një kamarier rroga shkon nga 700 eruro deri në 1500 euro, varet nga eksperiencat që kanë. Për një barist po kështu. Shefat e kuzhinës kanë dyfish trefish më të larta se këto. Emigrimi i shumtë, mungesa dhe mosparja e një mundësie punësimi në këtë sektor nga rinia bën që e gjithë gjëja të jetë një flluskë. Pasi mund ti ngremë sa të duam rrogat, por nuk është një zgjedhje. Rrogat tona do shkonë drejt rrogave normale që ka krejt rajoni, si Greqia dhe Italia, Mali i Zi. Kjo është oferta që do bëjë biznesi./vizonplus.tv. 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy