Delegacioni i PS vizitë në Bundestag, Gjiknuri: Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Delegacioni i PS vizitë në Bundestag, Gjiknuri: Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese

Me ftesë të grupit parlamentar të PSD-së dhe qeverisë gjermane, një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në Bundestag.

 

Në fokus të takimeve me personalitetet e politikës gjermane, ishin prioritetet politike dhe ekonomike të Partisë Socialdemokrate si forca që drejton ekzekutivin në Gjermani.

 

Advertisement

Në një postim në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri deklaron se Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë.

 

“Në krye të një delegacioni të Partisë Socialiste, pata mundësinë të takoj shumë personalitete të politikës gjermane, ministra, deputetë dhe përfaqësues të biznesit. Kënaqësi bashkëbisedimi me kryetarin e SPD Lars Klingbeil, Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD Rolf Mützenich, Ministren e Brendshme Federale Nancy Faeser, Ministren e Mbrojtjes Kristine Lampreht, Ministren e Ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik Svenja Schulze, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Rita Schëarzelühr-Sutter, ish-kryetarët legjendar të SPD Franz Müntefering e Rudolf Scharping, ish-kryetarin e Bashkisë së Berlinit Michael Müller ashtu sikurse deputeten dhe njëkohësisht zëdhënëse për politikat ekonomike të SPD Marja Lissa Vollers.
Shkëmbyem ide për bashkëpunimin më të mirë mes dy vendeve tona dhe për rëndësinë e suksesit të politikave social-demokrate në Evropë në këto kohë të vështira. Në çdo bisedë u shpreh mbështetja për Shqipërinë e politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë”, u shpreh Gjiknuri.

 

Advertisement

Pjesë e delegacionin ishin dhe Blerina Gjylameti Sekretare për Organizimin dhe Sekretari Dixhital Etjen Xhafaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy