Demokratët ikin nga mbledhja/ Përplasje tek Komisioni i Ekonomisë dhe Financave: Nuk e përcakton Edi Rama opozitën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Demokratët ikin nga mbledhja/ Përplasje tek Komisioni i Ekonomisë dhe Financave: Nuk e përcakton Edi Rama opozitën

Komisioni për Ekonominë dhe Financat është përfshirë në debat, ku deputetët e opozitës, kanë denoncuar sipas tyre sjelljen arbitrare dhe antikushtetuese të mazhorancës në parlament.

 

Deputetët Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj thanë se, në shkelje të çdo norme, mazhoranca ka eleminuar opozitën duke i asgjësuar çdo hapësirë.

 

Advertisement

Edmond Spaho: “Në 33 vjet, nuk ka ndodhur asnjëherë, pavarësisht nga përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, të arrihet deri në pikën ku mazhoranca të përcaktoje kush është opozita. Nuk më habit Edi Rama, se ai kështu është, por më habit sjellja e kolegëve të mazhorancës”.

 

Bujar Leskaj: “Po flasim për probleme fondamentale. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në Kuvend. Refuzoni të përfaqësoni opozitën në Komisioinin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk do të pranojmë rregullat tuaja, por rregullat e demokracisë”.

 

Advertisement

Me pas deputetët demokratë braktisen mbledhjen e komisionit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy