Dënohen anëtarët e “Shpirtit”/ 66 vjet burg për pjestarët e organizatës së trafikut të drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënohen anëtarët e “Shpirtit”/ 66 vjet burg për pjestarët e organizatës së trafikut të drogës

Gjykata e Posaçme dënoi 8 anëtarë të dosjes “Shpirti,” për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike me 66 vjet e tetë muaj burgim në total.

 

 

Bëhet fjalë për Ilirjan Duçellarin, i cili u dënua me 17 vjet burgim, që iu konvertuan në 11 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Anetarët e tjerë të grupit u dënuan me nga 8 vjet burg.

Advertisement

 

 

Hetimet provuan disa episode trafikimi drejt Italisë të 6 tonëve lëndë narkotike cannabis sativa, dhe kokainë që nëse do të dilnin në treg do të kapnin vlerën e mbi 55 milionëve eurove.

 

Advertisement

 

Ilirjan Duçellari kreu i kesaj organizate kriminale dyshohet se i ka paguar zyrtarët të fiknin radarët për të bërë të mundur kalimin e drogës.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy