Denonconi neglizhencën mjekësore, nuk ka statistika mbi rastet që ndodhin në spitalet publike e ato private

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Denonconi neglizhencën mjekësore, nuk ka statistika mbi rastet që ndodhin në spitalet publike e ato private

Në Shqipëri nuk ka të dhëna për numrin e keqtrajtimeve apo neglizhencës mjekësore në spitalet publike e po ashtu edhe në ato private. Urdhri i Mjekut, institucioni i cili lincenson bluzat e bardha i kërkon qytetarëve që të denoncojnë pasi rastet që raportohen janë shumë të pakta.

“Ne jemi të pakënaqur sepse ka pak ankesa për shumë arsye sepse pacienti i drejtohet institucioneve të tjera si ministres, sepse ka një ashpëri ndaj personelit mjekësor. Është instaluar një farë krize besimi te publiku ndaj bluzave të bardha dhe mendojë që mjekët do të mbrojnë mjekët”, thotë Fatmir Brahimaj, presidenti i Urdhrit të Mjekut.

Gabimet më të mëdha sipas specialistëve të shëndetit lidhen me diagnozën, përshkrimin dhe përdorimin e barnave.

“Në çdo rast shikohet nëse gabimi mjekësor është nga procedura e aplikuar si duhet apo ka mangësi gjatë aplikimit nga personeli. Për të parë më pas ato probleme që kanë ardhur nga paaftësia e mjekut”, shton Brahimaj.

Advertisement

Rastet që janë ndëshkuar me gjobë apo heqje licence nga Urdhri i Mjekut janë shumë të pakta pasi pacientët apo familjarët e tyre i drejtohen gjykatave për të gjetur zgjidhje.

 “Vitet e fundit ne kemi hequr vetëm 2 licenca në total por ka raste që janë hequr nga gjykata, sepse të shumtat shkojë atje dhe nuk na lënë neve të veprojmë. Më shumë se gjysmat e ankesave zgjidhen ne seanca kjo na ka bërë të punojmë më shumë me mjeket dhe të informojmë më mirë të sëmurët për trajtimin mjekësor”, thotë Brahimaj.  

Sipas OBSH, miliona pacientë në mbarë botën dëmtohen çdo vit për shkak të kujdesit të pasigurt shëndetësor duke rezultuar në 2.6 milionë vdekje në vit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy