“Deri më tani…”, Balla përgjigjet mbi fatin e Ervis Martinajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Deri më tani…”, Balla përgjigjet mbi fatin e Ervis Martinajt

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë në Lezhë, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi një ndër çështjet më të “nxehta” të drejtësisë.

Balla u pyet lidhur me ecurinë e hetimeve për fatin e një ndër emrave më të lakuar të botës së krimit, Ervis Martinaj, çështje e cila është në “duart” e Prokurorisë së Lezhës.

Balla theksoi se Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje lidhur me ‘misterin’ e fatit të Ervis Martinajt.

Nga ana tjetër, ai theksoi se shumë shpejt do të ketë përgjigje mbi ngjarje të ndryshme kriminale të qarkut të Lezhës, ndërsa paralajmëroi se do të ketë vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të gjakmarrjes, që e ka kthyer Lezhës në një “vatër” krimesh./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy