Dështimi në zgjedhjet vendore/ Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD: Po largohem t’i hap rrugën një drejtimi kolegjial

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dështimi në zgjedhjet vendore/ Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD: Po largohem t’i hap rrugën një drejtimi kolegjial

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike.

 

Në daljen e parë zyrtare pas dështimit në zgjedhjet vendore të 14 majit, Alibeaj deklaroi se partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare.

 

Advertisement

“Zgjedhjet e 14 majit patën problematika të shumta, përdorim të administratës dhe të bandave, deri në mosfunksionim të plotë të pajisjeve elektronike. Por ne duhet të kthejmë sytë nga vetja.

Kam vendosur të largohem nga drejtimi i Partisë dhe nga drejtimi i grupit parlamentar në Parlament. Partia duhet të ndahet nga e kaluara berishiste”, u shpreh Alibeaj.

 

Në të njëjtën kohë, ai thekson se kjo forcë poltike duhet të ristrukturohet në bazë të rregullave dhe parimeve të reja.

Advertisement

 

Lajm në përditësim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy