Takimi me Yuri Kim, Alibeaj: Diskutuam për shqetësimet e opozitës lidhur me zgjedhjet vendore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi me Yuri Kim, Alibeaj: Diskutuam për shqetësimet e opozitës lidhur me zgjedhjet vendore

Kreu i Komanduar i Partisë Demokratike ka ndarë detaje nga takimi i kësaj të mërkure me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Alibeaj tregon se në fokus të diskutimeve me ambasadoren ishin zgjedhjet e 14 majit. Ai shkruan se diskutoi me të shqetësimet për mbarëvajtjen e këtij procesi, duke përfshirë pastërtinë e kandidatëve dhe përfshirjen e medias në fushatë elektorale.

 

 

“Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Advertisement

Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.  Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri”, shkruan Alibeaj.

 

Kreu i komanduar i PD shton se garantoi ambasadoren amerikane për gatishmërinë që PD ka në zbatimin e rekomandimeve të parashikuara nga ODIHR.

 

Advertisement

“Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetesime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.

Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike”, përfundon Alibeaj.

 

Këtë të mërkurë ambasadorja Yuri Kim zhvilloi takime me krerët e partive më të mëdha në vend. Dita e saj nisi me një vizitë në selinë rozë, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjinknuri. Ky i fundit konfirmoi se në qendër të diskutimeve ishte beteja e radhës elektorale, ajo e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy