Bëni Like Struga.info në Facebook


Det i “tërbuar” deri në fundjavë/ Dallgët pritet të kalojnë 4.5 metra lartësi, pezullohen lundrimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Det i “tërbuar” deri në fundjavë/ Dallgët pritet të kalojnë 4.5 metra lartësi, pezullohen lundrimet

Moti i keq në vend pritet të dominojë edhe gjatë fundjavës.

 

Për këtë arsye, Autoriteti portual i durrësit vendosi të anulojë linjat e trageteve drejt italisë dhe anasjelltas. Të dy tragetet që kishin planifikaur të kryenin lundrim mbrëmjen e kësaj të premte nuk do të nisen drejt brigjeve italiane.

 

Advertisement

I njëjti vendim është marre dhe ne portin e barit dhe të ankonës pasi i gjithë Adriatiku do të përfshihet nga dallgë të mëdha që pritet të shkojnë deri në katër metra e gjysmë, për shkak të erës se fortë. Lundrimet ndërkohë janë pezulluar deri në një moment të dytë.

 

Burime nga kapiteneria bëjnë të ditur se anijet e tonazhit të mësëm dhe të ulët po ashtu vijojnë të jenë të bllokuara, pasi kushtet për të dalë në det të hapur janë të veshtira. Edhe flota e peshkimit do të qëndrojë në pritje të përmirësimit të motit, i cili pritet të ndryshojë nga dita e martë e javës së ardhshme.

 

Advertisement

Në gjirin e vlorës forca e detit do të arrijë mbi 8 ballë me dallgë që mund të arrijnë deri në 5 metra.

 

Për këtë arsye janë ndalur të gjitha mjetet e lundrimit përfshirë anijet e transportit ndërkomëbtar të mallrave që të mos operojnë në det pasi kushtet janë të pafavorshme.

 

Advertisement

Por ndërsa situata ne Adriatik dhe Jon do të jetë shumë e rënduar, njoftimet për përdoruesit e mjeteve lundruese si dhe udhëtarët janë jo të kordinuara dhe nuk mbërrijnë në kohë tek të intersuarit. Për pasojë, shumë prej tyre përballen edhe me situata befasuese e ndonjëherë edhe të rrezikshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy