Detaje të reja nga aksidenti tek diga e Liqenit/ Makina drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt, ja çfarë i gjeti policia në banesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje të reja nga aksidenti tek diga e Liqenit/ Makina drejtohej nga kushëriri i Vis Martinajt, ja çfarë i gjeti policia në banesë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me aksidentin e frikshëm që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, kur një automjet luksoz tip BMW X6 fluturoi nga shpejtësia e lartë duke përfunduar deri te diga e Liqenit Artificial të Tiranës.

 

Me dëshminë e tij, Eldi Allushi ka zbardhur gjithë ngjarjen. Fillimisht 26-vjeçari ka deklaruar përpara hetueve se ai ishte drejtuesi i mjetit dhe në momentin e aksidentit i është bllokuar pedali e gazit. Por më pas në dëshminë e dytë të tij, ai ka pranuar se nuk ishte shofer në momentin e përplasjes.

 

Advertisement

Ndërkohë kamerat e sigurisë pranë rrugës së Kosovarëve kanë ndihmuar policinë e cila zbuloi se mëngjesin e së martes, Allushi ishte i shoqëruar edhe me dy persona të tjerë. Sipas policisë, në momentin e aksidentit mjeti luksoz po drejtohej nga Emiljano Nina, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Tasho.  Pas përplasjes tre të rinjtë janë larguar nga vendngjarja.

 

Policia ka arrestuar disa orë pas aksidentit Eldi Allushin i cili u kap në afërsi të rrugës së Arbrit. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe përkrahje e autorit. Në gjendje te lire po hetohet gjithashtu 25-vjeçari Jurgen Allushi i akuzuar për moskallëzim krimi.

 

Advertisement

Ndërkohë blutë e Tiranës kanë shpallur në kërkim Emiljano Ninën, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, largim nga vendi i ngjarjes, shkatërrim prone, mbajtje e armëve të ftohta etj.

 

Në banesën e Ninës, pas kontrollit u gjet edhe një shkop bejsbollit. Ndërsa Eldi Allushi pas arrestimit ka dalë i pastër në kontrollet e drogës dhe të alkoolit, por policia është edhe në pritje të analizave të gjakut, pasi dyshohet se të rinjtë ishin nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Ndërkohë i kërkuari nga policia Emiljano Nina, është i afërm i mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Nina rezulton person me precedent penal dhe për të vijojnë ende kërkimet nga policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy