
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë në Tiranë ditën e djeshme, ku Arsen Muskurti vrau vëllain dhe kunatën.
Sipas burimeve të sigurta të Vizion Plus, mësohet se autori i vrasjes Arsen Muskurti ishte njohur dje me fletëthirrjen nga gjykata, kjo pasi ka patur një kallëzim nga i vëllai të cilin e vrau.
Dritan Muskurti kërkonte urdhër mbrojtje ndaj Arsen Muskurtit. Gjithashtu ka patur shpesh herë kallëzime për njëri-tjetrin nga vëllezërit në polici. Ndaj autorit ka patur edhe kallëzime nga banorë të tjerë.
Më 6 shtator do shqyrtohej urdhëri mbrojtjes.
Kërkesa për urdhër të menjëhershëm mbrojtje ka ardhur në datën 26.08.2022 dhe është lënë data 06.09.2022 ora 11:30. Kërkues është Dritani kundër Arsenit.
Në vitin 2021, ka pasur kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtje nga Arseni kundër Dritanit, kërkesë e cila është rrëzuar.