Deti tërhiqet disa metra në Vlorë/ Peshkatarët: Fenomeni më i dukshëm në “Plazhin e Vjetër”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deti tërhiqet disa metra në Vlorë/ Peshkatarët: Fenomeni më i dukshëm në “Plazhin e Vjetër”

Sipërfaqja ujore ne bregdetin e Vlores është tërhequr me rreth 50 metra.

 

Edhe pse në pamje të parë duket e çuditshme, shkak për këtë është bërë fenomeni i zbaticës. Gjatë këtij cikli, deti pëson ulje dhe ngritje të forta, që ndikohen nga forca tërheqëse e hënës dhe e diellit gjatë stinës së pranverës.

 

Advertisement

Peshkatarët e vjetër e lidhin këtë dukuri natyrore me drejtimin e erës. Sipas tyre, situata do normalizohet vetëm kur era të kthehet nga jugu.

 

FLASIN PESHKATARET

 

Advertisement

1-Ka batica zbatica. Eshte hena. Ky sezon ka qene shume i dobet. E gjithe koha ka qene keshtu ka qene batica zbatica.

 

2-Jane fenomene te natyres qe do zhvillohen gjate gjithe koheve. Jane batica e zbatica. Kjo po vete gati nje muaj.

 

Advertisement

3-Kur ka verilindje i shtyn ujera. Kur fillon jug i sjell prape.

 

Sipas peshkatarëve, fenomeni i zbaticës është më i theksuar në Plazhin e vjetër, pasi uji është tërhequr më shumë se vitin e kaluar.

 

Advertisement

Pak ditë më parë niveli i ujit pësoi ulje të ndjeshme edhe në plazhin e Shëngjinit, duke nxjerrë zbuluar edhe disa lokale që ishin vendosur brenda në det.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy