minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Dhanë jetën për liri, Rama, Nikolla dhe Veliaj nderojnë Dëshmorët - Struga.info


Dhanë jetën për liri, Rama, Nikolla dhe Veliaj nderojnë Dëshmorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhanë jetën për liri, Rama, Nikolla dhe Veliaj nderojnë Dëshmorët

Sot, 5 Maji, Dita e Dëshmorëve, e cila është një ditë e rëndësishme për kombin shqiptar, një ditë për të nderuar dhe kujtuar ato që kanë dhënë jetën e tyre në luftën për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me kreybashkiakun Erion Veliaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla kanë kryer homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve.”

Me Himnin Kombëtar në sfond, ata vendosën kurora me lule te Varrezat.

Më herët edhe kreu i PL-së, Ilir Meta zhvilloi homazhe dhe tha se liria është e shtrenjtë prandaj duhet bërë çdo gjë për ta mbrojtur.

Advertisement

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy