Dhjetëra fëmijë mes të helmuarve në Krujë/Mbi 370 pacientë me dhimbje koke, të vjella dhe diarre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra fëmijë mes të helmuarve në Krujë/Mbi 370 pacientë me dhimbje koke, të vjella dhe diarre

Numri i qytetarëve me simptoma helmimi në urgjencën e spitalit të Krujës vazhdon të rritet.

370 persona, mes të cilëve edhe dhjetëra fëmijë, prej tre ditësh kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ata kanë pasur kryesisht komplikacione si dhimbje barku, dhimbje koke e të vjella. Situata është vështirësuar pasi janë ezauruar kapacitetet, ndërsa numri i pacientëve të helmuar shtohet.

Ata thonë se shkak është bërë uji i pijshëm.

Sipas banorëve, problematika me helmimin është e përsëritur, pasi ka ndodhur edhe herë të tjera pas ndërtimit të ujësjellësit të ri. E për këtë qëndrim ata i referohen filtrave të ujit që kanë në banesa, të cilët kanë marrë këtë pamje.

Advertisement

PACIENTET

Qëkur është ndertuar ujesjellesi i ri, kjo është hera e tretë që ndodh.

 

Megjithatë autoritetet spitalore garantojnë se gjithçka është nën kontroll, ndërsa pacientët e helmuar pasi marrin shërbim largohen drejt banesave.

Advertisement

Por pavarësisht se është një episod i përsëritur dhe që ka rrezikuar jetën e qytetarëve të Krujës, autoritetet vendore duket se e kanë neglizhuar situatën.

Vizion Plus kërkoi një reagim prej tyre, por si Bashkia ashtu dhe ujësjellësi refuzuan të jepnin një shpjegim qoftë mbi atë se çfarë ka ndodhur ashtu edhe për masat që janë marrë.

Ndërkohë të gjithë qytetarët këtë të martë u detyruan të blejnë ujin. Ata rrëfejnë se janë të trembur dhe se nuk e dinë se çfarë e ka shkaktuar helmimin.

 

Advertisement

FLASIN PACIENTET

 

E blejmë ujin edhe për të gatuar. Se nga ka ardhur ky helmim, nuk e dimë.

 

Advertisement

Tre dite kanë cunat e mi me probleme. Ishin dje në spital dhe bënë serum.  

 

Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostrat e ujit të pijshëm dhe po kryen analizat. Edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po punon për të gjetur shkaqet e helmimit masiv.

 

Advertisement

Ujësjellësi i ri i Krujës u vu në punë në muajin mars të këtij viti, para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy