Dhuna barbare e fisit Rraja/ I afërmi i të dhunuarve: Më kanë kërcënuar me mesazhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhuna barbare e fisit Rraja/ I afërmi i të dhunuarve: Më kanë kërcënuar me mesazhe

Një nga të afërmit Bilbil dhe Jashar Majës, të dhunuar barbarisht nga fisi Rraja ka denoncuar në polici disa mesazhë të marra. Ai shprehet se është kërcënuar nga fisi Rraja nga një llogari e panjohur në rrjete sociale.

 

“Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi L. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur”, njofton policia.

 

Advertisement

Autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe vënien para drejtësisë së autorëve, mbi të cilët rëndojnë veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy