Dhunonte gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë/ Iu gjet edhe kokainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhunonte gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë/ Iu gjet edhe kokainë

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 46-vjeçar për dhunë në familje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

 

Bëhet e ditur se në pranga u vu shtetasi M. S., 46 vjeç, banues në rrugën “Thethi”, Kamzë pasi ka  ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

 

Advertisement

Po ashtu, gjatë kontrollit të bërë në banesën e tyre, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 46-vjeçari pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy