Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet i riu, i sekuestrohen mbi 2 mln lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet i riu, i sekuestrohen mbi 2 mln lekë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të tipit kokainë në kryeqytet.

 

Në pranga përfundoi K.R., të cilit i janë kapur një sasi të madhe dozash kokaine, më shumë se 2.2 milion lekë,  1 430 euro, për të cilat policia dyshon se janë përfituar për shkak të aktivitetit të paligjshëm të të riut.

 

Advertisement

“Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, një automjet, shumat e parave 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Vihet në pranga poseduesi i tyre”, njofton policia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy