Shpërndante kokainë në Durrës/ Arrestohet 39 vjeçari, sekuestohen para dhe drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndante kokainë në Durrës/ Arrestohet 39 vjeçari, sekuestohen para dhe drogë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pista”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante kokainë në doza, në disa zona të qytetit të Durrësit, kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin L. K., 39 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy