Dhunuan barbarisht 42-vjeçarin në Sarandë; pranga 3 autorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhunuan barbarisht 42-vjeçarin në Sarandë; pranga 3 autorëve

Tre persona janë arrestuar nga policia në Sarandë pasi janë autore të dhunimit të një 42-vjecari ne këtë qytet.

Përvec dhunës ndaj këtij shtetasi, ata kanë kryer edhe veprime per pengimin e zbardhjes së ngjarjes duke fshehur mjetet me të cilët lëviznin.

Dy prej të arrestuarve kanë qënë të dënuar më parë për vepra penale, madje njeri prej tyre I dënuar për vrasje.

 

Advertisement

Njoftimi i policisë

Goditën me sende të forta një shtetas dhe kryen veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, 2 prej tyre me precedentë të mëparshëm penal.
Sekuestrohen sende të jashtëligjshme që posedonin autorët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4, Sarandë, ku disa shtetas të maskuar goditën me sende të forta, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Sarandë, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
-E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.
Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.
Këta shtetas gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy