Dhunuan dy mjekë në Kukës/ Arrestohet 31-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhunuan dy mjekë në Kukës/ Arrestohet 31-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar dy mjekë në krye të detyrës.

 

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I.V, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij 41-vjeç.

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy