Partia Socialiste e ka fitoren e padiskutuar në Lushnje.
Deri në orën 06:00 janë numëruar 93 qendra votimi nga 156 që janë në total.
Advertisement
Referuar të dhënave të KQZ, Eriselda Sefa ka arritur të marrë 12690 vota ose e thënë ndryshe 61.11%.
Ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Eduart Sharka ka arritur të marrë 8076 vota ose 38.89%.
Advertisement
Me këtë diferencë të thellë të votave, duket qartë që Sefës i është besuar nga qytetarët një tjetër mandat 4-vjeçar.