Digjen plehrat në Vlorë/ Tymi dhe era e keqe “mbysin” qytetin turistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjen plehrat në Vlorë/ Tymi dhe era e keqe “mbysin” qytetin turistik

Fusha e mbetjeve në Vlorë u përfshi këtë të mërkurë nga flakët.

Zjarri ra orët e para të mëngjesit, ndërsa e gjithë zona u pushtua nga tymi dhe era e keqe nga djegia e plastikës.

 

Banorët e lagjes “Kushtrim” thanë se zjarrvënia është e qëllimshme pasi situata është e përsëritur.

Advertisement

 

 

BANORE

“Nga ora 1 e natës ra zjarri. Punëtorët me siguri e kane bere, ata që mbledhin mbeturinat. Gjithmonë këtu i njëjti avaz.”

Advertisement

 

Për neutralizimin e flakëve u angazhuan forcat e shërbimit zjarrfikës.

 

Ndërkohë, kryebashkiaku Dritan Leli tha se djegia e mbeturinave vazhdon të jetë një problem i mbartur ndër vite që do të marrë fund me ndërtimin e landfillit të Serishtës.

Advertisement

 

 

DRITAN LELI – KRYEBASHKIAK I VLORES

 

Advertisement

“Ne jemi duke punuar për përfundimin e projektit të landfilldit Sheristës, por ka pasur vonesa për shkak të problematikave që po përballet e gjitha Europa. Shpresoj që para fillimit të sezonit turistik të jetë funksional.”

 

Vatra e zjarrit u shua vetëm gjatë mesditës.

 

Advertisement

Edhe një vit më parë, ky venddepozitim i plehrave urbane u dogj, duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore në zonë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy