Digjet Kurani në Suedi gjatë Ramazanit, gazetari: Provokim ndaj komunitetit mysliman, këtu konsiderohet liri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjet Kurani në Suedi gjatë Ramazanit, gazetari: Provokim ndaj komunitetit mysliman, këtu konsiderohet liri

Libri i shenjtë i Kuranit është djegur në Suedi nga një grua. Ngjajra ka ndodhur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Por kjo nuk është hera e parë që libri i shenjtë i myslimanëve digjet në Suedi.

Gazetari Ervin Dushi, në një lidhje të drejpërdrejtë me emisionin “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se shumica e personave të pranisëm zgjodhën të heshtnin.

Dushi: Kishte shumë njerëz kur ndodhi ngjarja, shumica e tye ishin thjesht kuriozë. Në një farë mënyre është zgjedhur edhe heshtja, injorimi, njerëzit janë në qetësi të plotë dhe nuk bëjnë asnjë lloj reagimi. Thjesht hedhin ndonjë batutë ose kalojnë në qetësi të madhe.

A duhet të kishte një reagim më të madh institucional?

Advertisement

Dushi: Ishte e dukshme që po provokohej një komunitet i tërë. Zgjodhën heshtjen dhe injorimin për të treguar që “ok ne nuk do bjemë pre e provokimeve sepse po i japim famë politike”. Vetë komuniteti mysliman nuk pranon të bjerë pre e këtyre provokimeve. Ka pasur reagime. Ministrja e Energjitikës është një nga reagueset më të forta. Është ajo që po ndërmerr një iniciativë ligjore për ta ndaluar këtë me ligj, siç ka bërë Danimarka. Ka pasur reagime, nuk është heshtje totale. Nuk është e drejtë.

Si e percepton shoqëria suedeze?

Dushi: Indiferentizmi është arma më e fortë e suedezëve në përgjithësi dhe në rastin konkret gjithashtu. Me menatlitetin tonë është një shfaqje racizmi pavarësisht se këta e konsiderojnë si liri.

A janë suedezët islamofobë?

Advertisement

Dushi: Suedia nuk është ajo Suedia ideale dhe demokraci e plotë siç paraqitet në letra. Suedia po kthehet në një shtet policesk dhe kjo vjen për shkak të kriminalitetit. Dyndja e migrantëve ka rritur racizmin, islamofobinë.. ka rritur pasigurinë. E ka çuar Suedinë në vendin me krminalitetin më të lartë në Evropë./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy