Digjet shtëpia në Durrës/ Lëndohet 22 vjeçari, dyshimet e para

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjet shtëpia në Durrës/ Lëndohet 22 vjeçari, dyshimet e para

Një banesë në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjte.

 

Policia njofton se shkak i zjarrit  dyshohet të ketë qenë rrjedhja e gazit të një bombule gatimi.

 

Advertisement

Si pasojë e kësaj, është dëmtuar djali i shtëpisë 22 vjeçari me iniciale F.T, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

 

Durrës/Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 15:20, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. T., në lagjen nr. 13.

 

Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

 

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy