Digjitalizimi/ Noterët: Jemi sporteli kryesor i qytetarëve, u shërbejmë për çdo pamundësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej një viti 95 % e shërbimeve ofrohen online, pasi sportelet fizike janë mbyllur nga qeveria.

 

Por qytetarët e kanë gjetur një sportel kryesorë, ku mund të marrin përgjigje për paqartësitë që ata kanë për aplikimet nëpërmjet kompjuterit. Janë zyrat noteriale. Mimoza Sadushi, kryetare e Dhomës Kombëtare të Noterëve  e ftuar në emisionin E-ZONE në Vizion Plus thotë se prej një viti zyrat noteriale kanë një punë të shtuar.

 

Advertisement

Mund të them pa frikë se kemi punë të shtuar pas aplikimit të reformës së digjitalizimit. Qytetarët tek ne kanë gjetur sportelin për të marrë informacionet dhe për të aplikuar lidhur me shërbimet që ata kërkojnë, në pamundësi për t’i bërë vet. Ne e ofrojnë këtë mbështetje dhe e ofrojmë pa pagesë- u shpreh znj. Sadushi.

 

Por 12 muaj, nga kjo reformë, nuk mund të thuhet se qytetarët tashmë marrin përgjigje në kohë reale, sipas afateve të parashikuara nga aktet nënligjore. Agjencia e Kadastrës mbetet institucioni me ankesat më të mëdha, ndërsa aplikimet pa përgjigje mbizotërojnë tek ky institucion.

 

Advertisement

Ka qenë dhe mbetet Kadastra institucioni me vonesat më të mëdha në kthimin e përgjigjeve. Edhe pse ka një përmirsim në shkurtimin e afateve, sërish ka vend për përmirësim, pasi qytetarët presin. Durrësi, Vlora , Tirana sipas zonave janë disa nga qarqet ku afati i përgjgijeve për aplikim nuk respektohet. Ndërsa shumë institucione të tjera janë korrekte në këtë drejtim- sqaroi Sadushi në emisioni EZONE

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy