Fitorja në Rrogozhinë/ Veliaj: Do t’u shërbejmë qytetarëve pa diferencime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fitorja në Rrogozhinë/ Veliaj: Do t’u shërbejmë qytetarëve pa diferencime

Kreu i bashkisë së Tiranës ErionVeliaj, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore.

 

Nga selia e PS, Veliaj tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë. Ai shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime.

 

Advertisement

“Për të gjithë ata që nuk votuan PS u them se do u shërbejmë të gjithëve me të njëjtë përkushtim. Ne do të vijojmë projektet tona në Rrogozhinë. Ne do të vendosemi në dispozicion në kohë të plotë për qytetarët e Rrogozhinës. Besoj se nuk kemi lënë asnjë hapësirë që të mendohej se një koalicion do të mundte PS. Ne duhet të ecim përpara në rrugë bashkëpunimi.”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy