“Dilemat” e PD/ Tre skenarët e propozuara në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 14 majit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dilemat” e PD/ Tre skenarët e propozuara në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 14 majit

Grupi i demokratëve që mban zyrtarisht logon e PD pritet të vendosë nesër se si do të garojë në zgjedhjet e 14 majit. Kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj mblodhi sot Kryesinë dhe Grupin Parlamentar, por pas më shumë se 7 orë debatesh ende nuk ka një vendim përfundimtar për betejën për 61 bashkitë e vendit.

 

Forumet janë ndarë në tre grupime.

 

Advertisement

Grupi i parë i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj mendon që PD duhet të garojë në 61 bashki me kandidatë për kryetar dhe Këshilla Bashkiakë. Kjo  tezë mbështetet nga Roland Bejko, Jonila Godole, Fitim Zekthi. Edhe deputetët Kreshnik  Çollaku e Oriola Pampuri mendojnë që duhet të garojnë kudo, perveç bashkive ku baza ka gjetur dakordësi.

 

Grupi i dytë i drejtuar nga Gazment Bardhi e Jorida Tabaku mendojnë që PD nuk duhet të dëmtojë shanset për fitore të demokratëve dhe kandidatëve të Primareve, prandaj nuk duhet të nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie. Pjesë e këtij grupi janë Dhurata Çupi, Flamur Hoxha, Dashnor Sula, Bledion Nallbati.

 

Advertisement

Ka një grup të tretë që mendon se PD duhet të garojë në disa bashki, vetëm aty ku mendon se kandidatët janë fitues. Kjo ide është propozuar nga Agron Kapllanaj.

 

Në mbledhje janë propozuar edhe kandidatë dhe bie në sy propozimi që Roland Bejko të jetë kandidat i PD për Bashkine e Tiranës.

 

Advertisement

Sot per herë të parë Enkelejd Alibeaj ishte marrë në mbrojtje nga forcat e Gardës, shenjë kjo se qeveria e njeh atë si kryetar të Partise Demokratike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy