Dimër në pranverë/ Ulje temperaturash dhe reshje shiu e dëbore, ja si do jetë moti gjatë kësaj jave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dimër në pranverë/ Ulje temperaturash dhe reshje shiu e dëbore, ja si do jetë moti gjatë kësaj jave

Këtë javë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare.

 

Depërtimi i këtyre masave ajrore është jo i zakonshëm për periudhën që ndodhemi pasi janë karakteristike të muajit Dhjetor apo Janar. Në këtë mënyrë priten jo vetëm ditë me reshje shiu por madje dhe reshje dëbore si dhe rënie të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

 

Advertisement

Për ditën e Hënë moti parashikohet kryesisht i vranët e reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

 

Ndërkohë në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në orët e vona të mbrëmjes priten reshje të dendura dëbore.

 

Advertisement

Më pas duke filluar nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave deri të dendura (mot i vranët).

 

Këto vranësira do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet e larta malore në lartësitë mbi 1200 metër reshjet e dobta do të jenë në formën e dëborës.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy