Dimri i egër i emigrantëve në Ballkan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dimri i egër i emigrantëve në Ballkan

Nga Emma Bubola dhe Gaia Pianigiani 

Për t’i shpëtuar persekutimit në atdheun e tij, një 27-vjeçar pakistanez eci mbi male dhe nëpër pyje në një udhëtim të mundimshëm 18-mujor nëpër Bosnjë, Kroaci dhe Slloveni , derisa më në fund arriti në kufirin italian.

Disa orë më vonë, rojet italiane në qytetin e Triestes e çuan atë në një kodër, numëruan deri në pesë dhe i thanë që të kthehej përtej kufirit me Slloveninë, kujtoi ai. Të nesërmen, tha ai, autoritetet sllovene e dorëzuan atë në policinë kroate në kufi, i cili e rrahu atë me shkopinj të mbështjellë me tela me gjemba,  ndërsa ai qëndronte i prangosur,  para se ta dëbonte  në Bosnjën fqinje.

“Mendova se do të isha i sigurt sapo të arrija në Europë”, tha Z. Mahmood, i cili kërkoi të identifikohej me mbiemrin, vetëm për shkak të kujdesit për sigurinë e tij. “Por gabohesha”.

Advertisement

Z. Mahmood foli në një intervistë telefonike nga Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, ku ai ka qenë duke fjetur që nga gushti në një ndërtesë të braktisur me temperatura të ulëta, deri në 14 gradë, gjatë natës.

Ai është një nga rreth 1 mijë e 300 emigrantë të kthyer nga Italia vitin e kaluar ndërsa mbërritën në kufirin verilindor të vendit,  përmes të ashtuquajturës rruga Ballkanike. Shumë prej tyre përfunduan të bllokuar në Bosnjë dhe duke jetuar në kampe të sajuara emigrantësh ose ndërtesa të braktisura, të ekspozuar ndaj të ftohtit të dimrit.

Ligjvënësit e krahut të majtë në Itali dhe grupet e advokimit të emigrantëve thonë se këto kthime joformale – duke i dërguar emigrantët pa ndonjë procedurë zyrtare identifikimi ose mundësi për të aplikuar për azil – shkelin ligjet italiane, europiane dhe ndërkombëtare. Pozicioni i tyre u mbështet nga një vendim gjykate në Romë,  muajin e kaluar.

Në vitin 2020, kishte një rritje të numrit të emigrantëve që qeveria italiane ktheu në këtë mënyrë informale krahasuar me vitin 2019, sipas të dhënave të qeverisë. Qëndrimi më i ashpër u motivua pjesërisht nga përpjekja për të frenuar përhapjen e koronavirusit, i cili goditi veçanërisht Italinë. Por ishte gjithashtu në përputhje me një forcim të përgjithshëm për çështjen e emigrantëve në të gjithë Europën.

Advertisement

Qeveria italiane ka thënë se një marrëveshje bilaterale me Slloveninë e lejon atë të kthejë emigrantët e paligjshëm që kalojnë kufirin e tyre të përbashkët menjëherë. Të dy vendet janë anëtare të Bashkimit Europian, që do të thotë se emigrantët duhet të përfitojnë nga të njëjtat të drejta azili në të dy anët e kufirit të tyre.

Por organizatat humanitare akuzojnë Italinë për shfrytëzimin e krizës së koronavirusit për të dërguar emigrantë dhe thonë se,  kjo krijon një zinxhir refuzimesh që i lë emigrantët të pambrojtur nga abuzimet e policisë në Kroaci – për të cilat grupet e të drejtave të njeriut thonë se janë mbizotëruese.

“Përmes këtyre shtyrjeve, ata po kontribuojnë drejtpërdrejt në vendosjen e njerëzve në këtë pozitë të pasigurt”,  tha Simon Campbell, një koordinator në terren me Rrjetin e Monitorimit të Dhunës Kufitare, një grup shoqatash që monitorojnë shkeljet e të drejtave të njeriut përgjatë rrugës Ballkanike.

Z. Campbell akuzoi Kroacinë, gjithashtu një anëtar i Bashkimit Europian, për ato që ai i quajti “praktika torturuese” dhe tha se Italia kishte “bashkëpunim të drejtpërdrejtë”. Qeveria kroate ka mohuar kryerjen e abuzimeve.

Advertisement

Pas refuzimeve nga Italia dhe Sllovenia, emigrantët lihen të pambrojtur për t’u shtyrë përfundimisht nga Bashkimi Europian në vende si Bosnja, të cilat nuk janë të detyruara nga standardet e bllokut  për trajtimin e emigrantëve. Të gjitha këto shqetësime u shfaqën muajin e kaluar kur një gjykatë kombëtare në Romë dëgjoi çështjen e azilit të Z. Mahmood, i cili detajonte udhëtimin e tij për të arritur në Itali dhe refuzimet që e kthyen atë në një ekzistencë të prekshme në Bosnjë.

Një gjykatës vendosi që refuzimi i Italisë për të lejuar hyrjen e tij në kufirin slloven ishte i paligjshëm , sepse qeveria e dinte mirë që veprimet e saj “do t’i ekspozonin emigrantët dhe azilkërkuesit ndaj trajtimit çnjerëzor dhe degradues”,  duke shkaktuar atë që ajo e quajti “kthime zinxhir”,  në Bosnjë. Në përgjithësi, gjykatësi vendosi që kthimet e tilla informale të emigrantëve në Slloveni.  janë të paligjshme.

Nacionalistët italianë, të cilët qëndrojnë në opozitë, kanë kapur pikun e mbërritjeve të emigrantëve gjatë verës dhe shpërthimet e koronavirusit në strehimoret e mbipopulluara,  për të gjallëruar një debat kombëtar në lidhje me emigracionin.

Qeveria e Italisë është përgjigjur duke rritur praninë ushtarake dhe policore në kufirin verilindor përreth Triestes, duke u bërë thirrje oficerëve që të kthejnë mbrapsht  më shumë emigrantë.

Advertisement

Vitin e kaluar , Italia ktheu jozyrtarisht rreth 1 mijë e 300 emigrantë që mbërritën nga Sllovenia sipas marrëveshjes dypalëshe krahasuar me rreth 250 në 2019, sipas Ministrisë së Brendshme.

“Ne duhet të frenojmë pandeminë që të mos përhapet”,  tha Luciana Lamorgese, Ministre e Brendshme e  Italisë, në një konferencë shtypi në Trieste në shtator,  ndërsa shpalli patrullime më të rrepta,  jashtë strehëzave të emigrantëve në rajon dhe përgjatë kufirit.

Z. Mahmood, i cili është homoseksual, tha se ai u largua nga Pakistani sepse ndjeu se nuk mund të jetonte lirshëm në vendin, ku homoseksualiteti është një tabu e madhe.

Udhëtimi i tij për në kufirin italian nisi duke kaluar nga Pakistani në Iranin fqinj. Nga atje, udhëtoi më këmbë ose në furgonët e kontrabandistëve,  bëri rrugën përmes Turqisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut para se të mbërrinte në Bosnjë. Pastaj ishte në Kroaci, Slloveni dhe në fund në Itali.

Advertisement

Kur mbërriti në vendkalimin kufitar në Trieste, ai tha se vullnetarët lokalë po i trajtonin dëmtimet e këmbës së tij të marra gjatë udhëtimit,  kur u shfaqën oficerë italianë me rroba civile dhe e çuan në një stacion policie. Ai i tha policisë dy herë se donte të kërkonte azil në vend.

Emigrantët supozohet të identifikohen dhe të renditen si azilkërkues në vendin e parë europian ku mbërrijnë, por shpesh ata shpresojnë të udhëtojnë përtej vendeve të Europës jugore ose lindore, ku shumë hyjnë në bllok. Sidoqoftë, autoritetet supozohet të marrin kërkesën për azil të emigrantëve në çdo vend europian. Z. Mahmood duhet të ishte dhënë mundësia për të kërkuar azil në Trieste. Rrjeti i Monitorimit të Dhunës Kufitare përpiloi një raport mbi çështjen e tij dhe dy avokatë italianë e çuan atë në gjykata.

Silvia Albano, gjykatësja romane  që vendosi çështjen e z. Mahmood, zbuloi se Italia kishte shkelur ligjin ndërkombëtar, europian dhe italian dhe iu kërkua të lëshonte vizë  për Z. Mahmood dhe ta lejonte atë të aplikonte për azil. Ai tha këtë javë se nuk e kishte marrë ende vizën.

Një përfaqësues për Ministrinë e Brendshme nuk u paraqit në gjykatë dhe autoritetet italiane nuk iu përgjigjën kërkesave për komente mbi çështjen. Mediat lokale të lajmeve kanë raportuar se Ministria e Brendshme synon të apelojë vendimin.

Advertisement

Gjykata gjeti gjithashtu se Italia shkelte rregulloret e Bashkimit Europian që lejojnë azilkërkuesit të fillojnë kërkesën e tyre në çdo vend anëtar,  që ata arrijnë.

Korrikun e kaluar, Achille Variati, një sekretar në Ministrinë e Brendshme Italiane, përmendi marrëveshjen bilaterale të vitit 1996 me Slloveninë si arsye për autoritetet italiane që dërgonin emigrantët përsëri në Slloveni pa ndonjë procedurë zyrtare, pavarësisht nëse ata kërkonin azil.

Por ministrja e brendshme, znj. Lamorgese, më vonë e ndryshoi atë deklaratë, duke këmbëngulur që autoritetet gjithmonë t’u sigurojnë emigrantëve mundësinë për të bërë kërkesa për azil.

Migrantë të tjerë thanë se edhe atyre nuk iu dha një mundësi e tillë. Shahid Mehmood, një refugjat pakistanez 23-vjeçar, tha se arriti në Itali këtë verë pasi ishte zbuar disa herë nga policia kroate dhe sllovene. Shpërtheu në lot lehtësimi kur kaloi kufirin me Italinë, do të tregonte  ai më pas. Por gëzimi i tij ishte jetëshkurtër. Oficerët italianë e futën në një autobus drejt një stacioni policie sllovene, tha ai. “Prindërit nuk më besuan”,  tha ai në një intervistë telefonike nga një kamp refugjatësh në Bosnjë. “Ata më thanë:‘ Italia nuk dëbon’”. (The New York Times, gazeta Si)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy