Dinamika e tregut të pronave/ Ekspertja Zaloshnja: Për sa kohë ka kërkesë, çmimet do të rriten

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dinamika e tregut të pronave/ Ekspertja Zaloshnja: Për sa kohë ka kërkesë, çmimet do të rriten

 “Për sa kohë do të ketë kërkesë, çmimet e pronave në Shqipëri do të vazhdojnë të rriten.” Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme, ekspertja Ilda Zaloshnja në Vizion Plus.

Në një intervistë të shkrutër me moderatorin Roland Zili, Zaloshnja foli edhe për investimet e huaja në vend, orientimin e blerësve apo zonat më të preferuara të tyre.

Advertisement

Roland Zili: Sikundër konfirmon Banka Qëndrore, investimet e të huajve në Shqipëri vitin e kaluar shënuan një rritje befasuese; në këto kushte, çfarë mund të presim gjatë këtij viti ?

 Ilda Zaloshnja: Mendoj që viti 2023 do të jetë pak më ndryshe se viti i kaluar duke patur parasysh disa ndryshime si kreditimi. Siç jemi në dijeni, një pjesë e mirë e blerjve bëhen nëpërmjet kredive bankare të cilat deri më sot kanë qenë shumë interesante ndërsa tani po vihet re një rritje edhe pse ka akoma shumë institucione bankare që ruajnë normat e interest.  Por kjo nuk do të thotë që s’do të ketë shitje pasi, për shembull Tirana ka akoma hapsirë për tu rritur.

Advertisement

Roland Zili: Cili është orientimi kryesor i blerësve të huaj sipas asaj që keni vënë re ju?

 

Advertisement

Ilda Zaloshnja: Të huajt janë fokusuar aty ku iu pëlqen më shumë duke marrë parasysh që këto prona janë të përkoshme. Shqipëria është e favorizuar me klimë të ngrohtë, kështuqë për shumë vende të ftohta Shqipëria është një parajsë. Pjesa e preferuar do të mbetet jugu i Shqipërisë por investime ka edhe në Tiranë, për shkak edhe kthimit të investimit në kohë më të shpejtë duke e dhënë me qera apo ritja e çmimit në shitje.

Roland Zili: Si është raporti mes blerjes së apartamenteve dhe investimeve në llojet e tjera të pasurive te paluajtshme?

Advertisement

Ilda Zaloshnja: Nga pikëpamja e inveëstimit, preferohen apartamente dhe dyqane ndërsa kur vjen puna tek investimet personale për rritje të biznesit patjeter preferohen trojet, ndërtimet apo edhe magazinimi, kapanone objekte idustriale por këto nuk janë të shumta.

Roland Zili: Veç zonave bregdetare, cilat zona të tjera të vendit po paraqesin më shumë interes për të huajt?

Advertisement

 

Ilda Zaloshnja: Ka filluar të jetë Korça, e cila prej vitesh po tërheq turistë, ka disa zhvillime mjaft interesante edhe në zonat e thella malore si Thethi apo Valbona por për momentin janë vetëm turistike ndoshta sepse mungojnë projektet serioze të investimit.

Roland Zili: Si po ndikon futja e kapitalit të huaj në çmimin e pronave?  

Advertisement

Ilda Zaloshnja: Është diskutuar çështja e çmimit, janë bërë shumë analiza për shumë arsye por mund të them që ajo që e imponon çmimin është vazhdimësia e blerjeve. Për sa kohë ka kërkesë atëherë çmimet do vazhdojnë të rriten. Tirana e meriton të jetë një metropol.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy