Diplomatët e SHBA, BE dhe të Britanisë dalin në terren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Diplomatët e SHBA, BE dhe të Britanisë dalin në terren

Ambasadorja e shteteve të bashkuara të amerikës, Yuri Kim, e shoqëruar nga ambasadorja e Suedisë dhe ambasadori spanjoll kanë monitoruar procesin e numërimit në muzeun kombetar në Tiranë.
Diplomatja amerikane i beri thirrje liderëve të partive politike të tregojnë durim deri në rezultatin përfundimtar dhe mos bëjnë deklarata për fitore të bazuara në emocionet e momentit.

E gjithë bota i ka sytë nga Shqipëria në këtë moment. Të gjithë janë duke parë dhe pritur që t’ja dilnin mbarë dhe të keni sukses. Numëruesit po punojmë fort dhe duhet të vijojnë ta bëjnë pa u lodhur dhe ta vazhdojnë punën. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, ndersa detyra e kandidatëve dhe liderëve politikë është të rrinë te qetë dhe të kenë durim. Nga emocionet e momentit disa kanë shpallur fitoren edhe pse nuk kemi mbërritur ende aty.Të ruajmë qetësinë dhe të presim rezultatin

 

Ndërkohë më herët gjate ditës, edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luixhi Soreka inspektoi nga afër ecurin e procesit të numurimit në kryeqytet. Nga zona e “Vasil Shantos” ai tha se procesi duhet të vijojë pa ndërprerje, për të marrë sa më shpejt përgjigjen e rezultatit final.

Advertisement

Po shkoj në disa nga Qendrat e Numërimit në Tiranë. Në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim, në mënyrë që të rifillojnë punën. Më lejoni të them që procesi duhet të vijojë pa problem dhe vonesa sepse kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët presin rezultatin. Zgjedhësit shqiptar e thanë fjalën e tyre, pavarësisht pandemisë, ka pasur një pjesëmarrje të lartë, kjo është një tregues i mirë i jetës demokratike në Shqipëri.

 

Ndërsa Ambasadori britanik Duncan Norman ishte në pallatin e sportiti në Vlorë.

Kam kënaqësi që jam këtu në Vlorë. Kam monituar prej dites se djeshme procesin e votimit dhe nisjen e procesit te numërimit. Nuk mund të jap asnje koment lidhur me se si e kam parë procesin dhe të jap në këtë moment gjykimin tim, pasi ende procesi vijon dhe nuk më duket e drejtë . Por në momentin që të mbarojë procesi do të kemi mundësi të bisedojmë bashkë . Ajo cfarë është e rëndëishme tani është që ti japim rëndësi këtyre burrrave dhe grave që punojnë pa pushim.

Advertisement

 

Ambasadori britanik do të qëndrojë në Vlorë dhe për pak kohë ndërsa në ditët në vijim pritet të ushëtojë në qyetet të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy