Disa vatra zjarri në Marinzë/ Flakët rrezikuan banesat, ndërhyrja në kohë evitoi përkeqësimin e situatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Disa vatra zjarri në Marinzë/ Flakët rrezikuan banesat, ndërhyrja në kohë evitoi përkeqësimin e situatës

Tri vatra zjarri jane shfaqur mesditën e kësaj të premteje në Marinzë, duke rrezikuar shtëpitë dhe stanet e bagëtive. Ne vendngjarje mbërritën 4 mjete, zjarrfikese të Roskovecit dhe Fierit të cilët bënë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakeve dhe largimin e rrezikut prane banesave.

 

ELTJON HYSKA
SHEF I SHËRBIMIT ZJARRFIKËS, ROSKOVEC

 

Advertisement


Vatra ka ardhur edhe 2 metër te banesa më e afërt, shikoje gratë duke qarë, ishte shumë e vështirë situate. Nuk pati dëme, diku nja 20-30 ullinj janë djegur pjesërisht.

 

Ndërkohe banorët shprehen jo vetëm të frikësuar, por edhe të indinjuar për faktin se sipas tyre zjarret pothuajse të përditshme gjatë muajit tetor kane qene të qëllimshme dhe apelojnë për ashpërsim të ligjit.

 

Advertisement

BANORËT

 

Iku i tërë mundi, dikujt iu dogj misri, jonxha, ullinjë, rrushi. Këto janë me dashje janë të qëllimshme. Jam 66- vjeç, kemi punuar si qeni, që ta rregullojmë këtë vend, por ky vend nuk rregullohet kështu, po s’u forcuan ligjet. Se këtu është zonë nafte, mori flakë në ’52 këtu, është shpërngulur fshati, u dogj i gjithë. Kishim ankthe sepse zjarri nuk pyet, të shuan. Është fikur, po edhe po s’qe fikur tërë natën ne nuk do flemë, zorrët hapur do t’i lëmë.

 

Advertisement

Marinza gjate ketij viti eshte perfshire nga vatra te shumta zjarri, te cilat iu jane afruar edhe puseve te naftes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy