Dita e “Shkopit të Bardhë”, kërkohet më shumë vëmëndje për njerëzit që nuk shikojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita e “Shkopit të Bardhë”, kërkohet më shumë vëmëndje për njerëzit që nuk shikojnë

Sara, është një 14-vjeçare nga qyteti i Korçës, që i duhet gjithë kohës të lëvizë me një shoqërues. Ajo ka lindur e verbër dhe prej tre vitesh prindërit kanë vendosur ta sjellin të jetojë në Tiranë, tek Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë.

 

“Më shumë më ndihmojnë kujdestaret dhe mësueset, i gjithë stafi në fakt. Has shumë probleme, por që mundohemi që t´ja dalim, cik më shumë sesa njerëzit normal”

 

Advertisement

Sara thotë se i mungon prania fizike e prindërve.

 

“E ndjej mungesën e mamit dhe të babit e kam cik të vështirë. Njëherë në dy javë shkoj në shtëpi dhe i takoj dhe më ndihmojnë me ato mundësi që kanë.”

 

Advertisement

Në ditën kombëtare të shkopit të bardhë ajo doli në një marshim sensibilizues me njerëz që kanë të njëjtat kufizime si ajo.

 

Drejtori i Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë, Emiliano Lule, tha se duhet me shumë vëmendje për këtë kategori jo vetëm në një ditë, por përgjatë gjithë vitit.

 

Advertisement

EMILIANO LULE

DREJTOR I INSTITUTIT TE NXENESVE QE NUK SHIKOJNE

“Ne nuk funksionojmë në mënyrën që vijmë dhe kërkojmë diçka, sepse jemi kundra një ditë në vit. Nuk funksionon teoria e të qenurit një ditë i dukshëm, ne çdo ditë të vitit duhet të jemi të dukshëm.”

 

Advertisement

Në të gjithë vendin janë rreth 13 mijë persona që nuk shikojnë, të cilët kanë nevojë për mbështetje nga shteti dhe mbi të gjitha u duhet gjithmonë një shoqërues.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy