Dita nisi zi, lëvizje të forta në treg: Euro rimerr terren ndaj lekut në mesditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita nisi zi, lëvizje të forta në treg: Euro rimerr terren ndaj lekut në mesditë

Mëngjesin e sotëm Vizionplus.tv raportoi për një zhvlerësim historik të euros në raport me lekun.

 

E shtuna nisi me një kurs këmbimi të paprecedent ku një euro blihej me 101 lekë dhe shitej me 102.2 lekë.

 

Advertisement

Ky ishte një ndër nivelet më të ulta gjatë viteve të fundit duke konfirmuar trendin rënës të euros në raporton me monedhën vendase prej më shumë se një viti tashmë.

 

Por, me kalimin e orëve gjërat kanë nisur të ndryshojnë në treg. Vetëm në tre orë, euro ka fituar disi terren ndaj lekut pavarësisht se është në tregues minimalë.

 

Advertisement

Aktualisht, në treg, një euro blihet me 101.4 lekë dhe shitet me 102.5 lekë.

 

Terren ndaj lekut ka fituar edhe paundi britanik, i cili në mesditë po këmbëhet me mesatarisht 117.7 lekë.

 

Advertisement

Prej më shumë se një viti tashmë leku po tregohet më i fortë ndaj euros kryesisht për shkak të zhvillimeve të brendshme siç është sasia e madhe e valutës në tregun tonë.

 

Situata nuk ka ndryshuar edhe pse qeveria më herët vendosi të rishpëerndajë gjatë nëntorit dhe dhjetorit 46 miliard lekë, të cilat në kushtet e një tregu normal duhej që të ndikonin në zhvlerësimin e lekut për shkak të rritjes së sasisë së tij në treg dhe forcimin e euros dhe valutave të tjera kundrejt monedhës sonë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy