“Djalli nuk është aq i zi sa duket”, Rama batuta me demokratët e kthyer në socialistë: Më kanë sharë shumë, por tani kanë mësyrë në derë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Djalli nuk është aq i zi sa duket”, Rama batuta me demokratët e kthyer në socialistë: Më kanë sharë shumë, por tani kanë mësyrë në derë

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Vorë. Ai ka ndarë në rrjete sociale një video me disa demokratë të cilët i besuan punës së Partisë Socialiste dhe tani janë kthyer në socialistë.

Rama tha se falë punës së bërë në këtë zonë, qytetarët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti, sot kanë marrë banesat e tyre falas.

“Jam këtu në Vorë, pasi kemi hap dyert e Vorës së rilindur, një lagje e re si në mes të Tiranës, por ama ku gjithë shtëpitë u dhanë dhe u morën falas, si pronë e patundshme e atyre që i preku tërmeti, dhe që shumica nuk besonin se nuk do shihnin derë shtëpie tamam siç meriton emri shtëpi, më kanë mësy në derë tani demokratët e socializum, që nga Mandi këtu. Çfarë na ke pas bërë oboooo. Domethënë i le iluzionet, tani vetëm faktet. Shumë mirë e ke. Ç’është kjo? Jam me këtë jam me atë, jo mor jo, jam me punën, mbaroj”, tha Rama.

Ndërsa 3 ish-demokratët vlerësuan punën e qeverisë Rama dhe deklaruan se fillimisht nuk kanë besuar te PS-ja, por tani janë pajisur me tesera partie./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy