“Do bashkëpunoj me Metën”/ Berisha: Jemi në sintoni të plotë, Rama i ka kohët e numëruara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do bashkëpunoj me Metën”/ Berisha: Jemi në sintoni të plotë, Rama i ka kohët e numëruara

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se 25 prilli nuk ishte një garë garë elektorale, por sipas tij votat u blenë nga partia në pushtet.

 

Në një komunikim për media pas takimit me strukturat, Berisha tha se PD nuk do ndalojë në misionin e saj për të shpëtuar vendin.

 

Advertisement

 “Sot bëra një takim me anëtarë të degës në Pogradec ku shtrova para atyre misionin e madh që ka sot çdo demokrat dhe PD, për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i lirisë së shqiptarëve i cili ka dhunuar votën”, tha Berisha.

 

Kryedemokrati përsëriti edhe një herë se do të bashkëpunoj me Ilir Metën për të rrëzuar Edi Ramën.

 

Advertisement

“Shumë të mira janë marrëdhëniet. Jemi në sintoni të plotë. Asgjë nuk e pengon këtë opozitë nga fitorja. Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara, e shihni se si përpëlitet.”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy