“Do fillojë monitorimi me “Bayraktar” javën e ardhshme”, Balla: Goditje shfarosëse kultivimit të kanabisit, rezultatet spektakolare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do fillojë monitorimi me “Bayraktar” javën e ardhshme”, Balla: Goditje shfarosëse kultivimit të kanabisit, rezultatet spektakolare

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka cilësuar si spektakolare rezultatet e punës së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme. Ditën e sotme me urdhër të SPAK janë lëshuar 26 urdhër arreste mes tyre edhe për punonjës policie. Detaje e operacionit do të bëhen me dije nga drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediet.

Ministri Balla: Me punën e shkëlqyer të Prokurorisë së Posaçme gjithashtu, me rezultatet të cilat do t’i quaja spektakolare, por që duroni edhe pak orë deri rreth mesditës, ku Drejtori i Përgjithshëm Rrumbullaku të njoftojë këto rezultate që shprehin qartë angazhimin e qeverisë shqiptare kundër këtij fenomeni që është një shqetësim dhe një plagë globale.

Ministri Balla tha se do të vijojnë të luftojnë kultivimin e kanabisit për t’i dhënë një goditje shfarosëse. Ai bëri me dije se duke filluar nga java e ardhshme do të nisë përdorimi i dronëve “Bayraktar” për monitorimin e territorit.

Ministri Balla: Unë e kam thënë prej mes korrikut të vitit të kaluar kur kam marr detyrën që viti 2024 duhet të jetë dhe viti ku fenomenit të kultivimit të kanabisit duhet t’i japim dhe një goditje shfarosëse dhe dua të konfirmoj se përveç monitorimit nga ajri përmes  protokollit të bashkëpunimit që kemi me GdF këtë vit duke filluar nga java e ardhshme ne do të kemi mundësinë fal edhe protokollit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ne do të përdorim edhe dronët “Bajraktar”, të cilët do të bëjnë një monitorim sistematik të të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me një fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike kryesisht cannabis sativa, por gjithashtu të mos harrojmë që fokusi i monitorimit të vendit me dronët “Bajraktar”, do të jetë kundër të gjitha formave të tjera të krimit përfshirë këtu dhe krimet  mjedisore, përfshirë këtu bashkëpunimin mes Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, njësisë operacionale e cila do të vendosi në përdorim dronin “Bajraktar” edhe me IKMT për të luftuar dhe fenomenin e ndërtimeve pa leje apo forma të tjera të krimeve mjedisore, po ashtu dhe kuadër të masave tona që lidhen me sezonin turistik.

Advertisement

Në fund të muajit do të kemi një komunikim të rëndësishëm me ju dhe me publikun lidhur dhe me masat në nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, por dhe të gjitha agjencive të tjera ligjzbatuese. Sa i përket garantimit të sigurisë që lidhet me sezonin turistik, kështu që në luftën kundër kanabisit për t’iu rikthyer pyetjes tuaj, dua t’ju garantoj që do të përdorim gjithë instrumentet që kemi në dispozicion. Dhe ju e keni parë që vetëm gjatë ditëve të fundit  kryesisht në zonat e qarqeve Shkodër-Lezhë, pres po ashtu rezultate të tjera dhe në disa qarqe që kanë qenë problematike, pa harruar këtu dhe malësinë e Krujës, në mënyrë që këtij fenomeni t’i japim përgjigje përfundimtare.

Kur pritet të bëhen ndryshimet në kod rrugor për shkeljet pranë shkollave?

Ministri Balla:  Tani ka disa nisma që janë bërë tashmë, nga MIE janë disa propozime shumë të vlefshme për ndryshime në kodin rrugor. Po ashtu në Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme, janë propozuar në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla disa masa.

Dua ta nënvizoj edhe njëherë e besoj se kam mbështetjen e të gjithë prindërve, gjyshërve, komuniteteve lidhur me disa problematika të cilat duhet të adresohen në kodin rrugor.

Advertisement

Një parakalim i rrezikshëm i një mjeti rrugor ndaj një mjeti transporti publik që transporton fëmijë që shkojnë në shkollë, nuk mund të jetë një shkelje apo një incident rrugor, i cili të trajtohet në mënyrë të barabartë me raste kur nuk kemi të bëjmë me përfshirje në këtë incident rrugor, apo të kësaj ngjarjeje rrugore të një mjeti që transporton fëmijët që shkojnë në shkollë.

Në SHBA dhe në çdo vend që ne kemi parë, ka një dyfishim të penalitetit kur bëhet fjalë për shkelje që përfshijnë mjetet e transportit publik që çojnë fëmijët në shkollë.

Shkeljet rrugore brenda perimetrit të sigurisë në shkolla, ne i kemi njoftuar që në fillim se masat disiplinore duhen dyfishuar, por edhe penalitete të tjera.

Ju e keni parë që falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Policisë Rrugore Tiranë dhe drejtuesve të një prej shkollave të mesme në Tiranë u bë i mundur identifikimi dhe më pas ndalimi në flagrancë i një nxënësi, të një shkolle të mesme i cili drejtonte mjetin, kryente manovra të rrezikshme nën efektin e lëndëve narkotike.

Advertisement

Apeli im është që duhet të bashkëveprojmë dhe këtu përfitoj nga rasti t’iu drejtohem gjithë qytetarëve që sa herë konstatohen manovra të rrezikshme në rrugë, gjëja e duhur është të njoftohet Policia e Shtetit dhe më pas të bëhet ndalimi i këtyre personave që rrezikojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe të kalimtarëve apo çdo përdoruesi tjetër të rrugës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy