“Do heqim taksën antikombëtare të Rrugës së Kombit”/ Berisha: Rama, urrejtje ndaj ndërtimit të asaj rruge

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do heqim taksën antikombëtare të Rrugës së Kombit”/ Berisha: Rama, urrejtje ndaj ndërtimit të asaj rruge

Përgjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, një nga pyetjet se cilave iu përgjigj Sali Berisha ishte edhe taksa e Rrugës së Kombit.

Kryedemokrati garantoi se një nga vendimet e para që do të marrë menjehere sapo PD të vijë në pushtet, do të jetë heqja e taksës antikombëtare të Rrugës së Kombit.

 

Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge.Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit.Taksa dhe trau do të hiqen muajt e parë, në vendimet e para të PD-së.

Advertisement

 

Ndërsa sa i takon Skavicës, Berisha tha se kundërshtimi i vetëm është reagimi popullor.

 

Institucionet e këtij vendi janë në dorë të një njeriu. Shqipëria është diktaturë e një partie.

Advertisement

 

Çdo pushtet në këtë vend, buron nga PS. Kështu që ideja e kundërshtimit institucional të Skavicës është për fat të keq, fiktive.Kundërshtimi i vetëm është popullor. Qytetarët e Dibrës dhe mbarë shqiptarët, nuk duhet të lejojnë Edi Ramën që të zhdukën 40 fshatra të luginës së Drinit, pjesës më pjellore të Dibrës.Këtu mbetet një mobilizim popullor që asnjë kompani mund të mendojë se mund të ndëshkojë Dibrën me projekte të Enver Hoxhës, të zbatuar nga pasardhësi i tij, Edi Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy