“Do kërkoj votbesimin e demokratëve”/ Berisha: Lejoj fraksionet në parti, do marrin 15% të pushtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do kërkoj votbesimin e demokratëve”/ Berisha: Lejoj fraksionet në parti, do marrin 15% të pushtetit

Sali Berisha do të kërkojë sërish votbesimin e demokratëve, pavarësisht rezultatit që mori në zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Berisha në një intervistë në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus.

 

Advertisement

Ai tha se statuti i partisë do të zbatohet pikë për pikë.

 

“Me status, kryetari që humbet zgjedhjet lokale kalon në votëbesim dhe e njëjta gjë do të ndodhë si me zgjedhje të vjedhur ashtu edhe me zgjedhje të lira. Pra unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie sepse statuti do të zbatohet”, tha Berisha

 

Advertisement

Berisha u pyet nga kryeredaktori i Vizion Plus Roland Zili nëse do të lejojë fraksionet në parti, për të cilën tha se do të jetë e munduar nëse çdo anëtar do të arrij të kap 15% në të gjitha strukturat.

 

“A do ishte mirë që ju të tejkalonit problemin statutor dhe tu jepej mundësia atyre që mendojnë kudër jush. Fraksioni është zgjidhja më dinjitoze. Ai thotë unë do jem fraksion, bashkohemi ose jo në këto pika. Fraksionin e ke në statut. Ai integrohet dhe thotë të sfidoj ty përmes statutit.

 

Advertisement

Variantet janë, ekzistojnë. A duhet të përsosen, absolutisht po. Listat do jenë të para që do punohen për ti bërë.  Ai merr 15% të propozimit për deputet, kryetar bashkie, kryesim në parti. 15% është i njohur, në të gjitha strukturat”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy