“Do shpëtojmë Shqipërinë”, Bejko: Rama, Berisha dhe Meta i kanë marrë frymën vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do shpëtojmë Shqipërinë”, Bejko: Rama, Berisha dhe Meta i kanë marrë frymën vendit

Në takimin me banorët e njësisë 9 në Tiranë, kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko akuzoi treshen Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta i kanë zënë frymën kryeqytetit.

 

ROLAND BEJKO

KANDIDATE PER BASHKINE TIRANE, PD

Advertisement

Këta na zunë frymën ne. Ju dhe ne së bashku jemi çuar t’i japim frymëmarrje Tiranës, PD-së, demokracisë shqiptarëve, shqipërisë. Jemi duke bërë një mision historik sot, Ma tha një nga themeluesit e PD-së, edhe një ish-ministër i PD, ma ka thënë edhe një personalitet sot si ish presidenti Bamir Topi, jeni duke kryer një akt heroik, jeni duke çliruar, jeni duke bërë PD që duhej të ishte bërë që në 1990. Duke u ndarë nga e shkuara dhe nga çdo mbetje e komunimzit.

 

Beteja e 14 majit tha Roland Bejko është për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe për t’i ritkhyer shqiptarëve atë që i është vjedhur nga politika në 32 vite.

 

Advertisement

ROLAND BEJKO

KANDIDATE PER BASHKINE TIRANE, PD

Ne kemi një program ndryshe nga çirakët e ortakërisë politike dhe financiare. Ne kemi bërë një propozim, as më shumë as më pak por atë që ndodh në të gjitha vendet perëndimore do t’i japim Tiranës e-Ticket, bileta elektronike. S’do ketë më nevojë për autobusë falas, se këto janë thjesht premtime elektorale nuk mund të realizohen dot se s’ka falas në kapitalizëm, madje as në komunizëm, dikush duhet të paguajë që të mirëmbahen këto linja dhe këto janë taksat tona. Ne kemi premtuar ngritjen e tre zonave të lira ekonomike që do të bënë të mundur që këto zona të zhvillohen, Arbana, Ndroqi dhe Paskuqani. Ndërkohë, angazhohemi që do të bëjmë ngritjen e 5 qendrave multifunksionale në hyrje të Tiranës, do të kemi një parkim mbi dhe nëntokësor, do të parkojnë makinat që vijnë në ditë në Tiranë, rreth 40 mijë. Krahas kësaj do vëmë edhe linjë ekspres. Do ulim taksën e ndërtimit nga 12% në 5%, kjo do të bëjë të mundur që të bie çmimi i lartë i banesave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy