“Do të lutemi, pa merak”/ U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të lutemi, pa merak”/ U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi

Pesë persona janë arrestuar në Turqi pasi bënë shaka me postimin e presidentit Erdogan, i cili njoftoi se ai dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me COVID.

 

Departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave, por deri tani janë zbatuar vetëm 5 urdhër-arreste.

 

Advertisement

Mes të arrestuarve është edhe Derya Büyükuncu, notar olimpik, i cili është tërhequr që nga viti 2012, dhe i famshëm për pjesëmarrje në spektakle të ndryshme televizive në Turqi.

 

Ai u arrestua pasi iu përgjigj me një koment sarkastik postimit të Erdogani, i cili u kishte kërkuar ndjekësve të tij që të luteshin për një shërim sa më të shpejtë.

 

Advertisement

“U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, kishte shkruar ish-notari.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy