Nick Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri. Abbot do të zëvendësojë në këtë detyrë ambasadorin aktual Alastair King-Smith.
“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, thuhet në faqen zyrtare të ambasadës britanike.
Alastair King-Smith do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik, ndërsa Abbott do të marrë detyrën e tij gjatë shtatorit 2024.
Abbot ka shërbyer si ambasador në Prishtinë nga viti 2019 deri në 2024./vizionplus.tv
Advertisement