Dogana e Kakavijës dhe Qafë Botës e mbyllur të paktën deri në 22 mars

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dogana e Kakavijës dhe Qafë Botës e mbyllur të paktën deri në 22 mars

Qëndrojne në fuqi masat për Kakavijën ndërkohe që Pika Kufitare e Qafe Botës në Sarandë do të qendroje e mbyllur deri me 22 mars.

Ky është vendimi i qeverise greke për këto dy pika kufitare me Shqiperinë. Sipas një njoftimi të shpërndarë për personelin policor grek të Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, raporton Vizion Plus, thuhet se cdo ditë do të lejohet të hyjne në tokën greke vetëm 400 persona të pajisur me letra të rregullta greke.

Ndërkohe Pika Kufitare e Qafë Botës do të vijoje të qendroje e mbyllur.

Nga ana tjetër policia greke e ka pranuar se mbyllja e Qafë Botës ka sjelle probleme serioze pasi është një urë komunikimi mes minoritetit që jeton në Shqipëri dhe zones së Thesprotisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy