Doli për të peshkuar/ Grepi bie në kontakt me rrymën elektrike, digjet në trup korçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Doli për të peshkuar/ Grepi bie në kontakt me rrymën elektrike, digjet në trup korçari

Një qytetar nga Korça është dëmtuar teksa ka qenë duke peshkuar.

 

Policia përmes një njoftimi bën me dije se shtetasi me iniciale A.S, ka qenë duke peshkuar në lumin e fshatit Voskopojë. Në momentin që ka hedhur grepin për të peshkuar, ajo ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka ka sjellë edhe djegie në trupin e tij.

 

Advertisement

Blutë shprehen se ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Korçë/Informacion paraprak

 

Advertisement

Më datë 12.09.2022, në fshatin Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike. 

 

Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy