Donin t’i prishnin një objekt/ 17-vjeçari kanos avokaten dhe përmbaruesin në Vlorë, shpallet në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Donin t’i prishnin një objekt/ 17-vjeçari kanos avokaten dhe përmbaruesin në Vlorë, shpallet në kërkim

Nje adoleshent eshte shpallur në kërkim pasi eshte konfliktuar me avokaten E.K dhe përmbaruesin E.M.

 

Këta dy të fundit, kishin shkuar në fshatin Berdenesh për të zbtuar vendimin e gjykatës për prishjen e një objekti, aty ku janë përplasur me pronarët.

 

Advertisement

17-vjeçari akuzohet për veprën penale kanosje për shkak të detyrës, ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar edhe 10 familjarët e tij.

 

Ndaj tyre rëndon akuza mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik.

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Berdenesh, ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin E. M., me detyrë përmbarues dhe shtetasen E. K., avokate, të cilët kishin shkuar në këtë fshat, për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, për prishjen e një objekti.

 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasit: E. Rr., 36 vjeç, E. Q., 35 vjeç, H. Gj., 32 vjeç, Sh. P., 30 vjeç, A. D., 56 vjeç, K. L., 24 vjeç, D. M., 37 vjeç, T. Rr., 32 vjeç, L. N., 51 vjeç dhe E. Rr., 29 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë (familjarë të 17-vjeçarit), për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që kanë qenë në mbështetje të përmbaruesit, për zbatimin e vendimit të Gjykatës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy