E rëndë në Pogradec/ 65 vjeçari vret me thikë bashkëfshatarin e tij, shpallet në kërkim nga policia (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Pogradec/ 65 vjeçari vret me thikë bashkëfshatarin e tij, shpallet në kërkim nga policia (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, ku një 65 vjeçar ka vrarë me thikë bashkëfshatarin e tij.

 

Mësohet se Fatmir Manellari, gjatë një konflikti ka plagosur me thikë Safet Yskollarin 65 vjeç.

 

Advertisement

Ky i fundit, u transportua menjëherë në spital, por pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.

 

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

 

Advertisement

Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

 

Advertisement

Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy